Jozi ka reaguar menjëherë pas përjashtimit të tij nga garat e “BBVA”, duke dhënë një intervistë provozuese dhe emocionuese.
![](https://keshillat.com/wp-content/uploads/2025/02/3510FA4E-F591-498D-B270-B61AA7CD848E.jpg)
Vetëm pak më parë, në shtëpinë e “BBV4”, Vëllai i Madh i ka dërguar një zarf të zi, duke marrë një vendim të papritur për përjashtimin e Jozit nga gara. Kjo ka shkaktuar një përplasje të fortë opinionesh ndërmjet ndjekësve të reality show-t, duke e sjellë Jozin në qendër të vëmendjes.
Laerti, si moderator, ka lexuar zarfin e zi që tregon arsyet e përjashtimit.
Sipas këtij njoftimi, Jozi u përjashtua për shkak të diskriminimit që ai shpërtheu gjatë një debati me Gjestin, përfshirë një fjalë të papërshtatshme si “kopil shkine”.
Ky incident ka shkaktuar reagime të ashpra nga publiku dhe ka nxitur diskutime mbi ndjeshmërinë racore dhe respektin mes bashkëkombasve.
Gjatë darkës, një debat mes Jozit dhe Gjestit u intensifikua, me Jozi që kritikonte Gjestin për qëndrimin e tij pas incidentit të ndodhur gjatë dasmës së tij dhe Loredanës. Reagimi i Jozi ishte i papritur për shumicën, duke e bërë atë të ndihej nën presionin e një situate të tensionuar që prekte ndjenja të forta.
Menjëherë pas daljes nga shtëpia e “BBV4”, Jozi dha një intervistë ekskluzive për programin “Shqipëria Live”, ku u shpreh se do të flasë drejtpërdrejt me publikun e tij. Ai theksoi se nuk kishte asnjë qëllim të ofendonte ata që e përfaqësojnë komunitetin shqiptar
Në studio Sidorela pa se Jozi nuk e kishte të vendosur në gisht unazën nga martesa me Loredanën brenda në “BBV4” dhe për këtë është përgjigjur.
Jozi: E hoqa në momentin e dushit, mendoj se do ma sjellin do e mbaj unazën mendoj po deri në një moment të dytë
Loredana, nëse ka një vajzë me karakter të fortë them me bindje është ajo, se e ka vërtet gjithë respektin maksimal, ndaj saj kam vetëm fjalë më të mira për atë femër dhe bravo familjes për vajzën që kanë
Sidorela: Do e vazhdosh njohjen jashtë
Jozi: Po do e pres
Sidorela: Mendon të kesh një lidhje serioze me të
Jozi: Patjetër që po.