Livia Brunga mori vëmendje të madhe me paraqitjen në edicionin e katërt të “Big Brother VIP Albania”.

Ajo brenda u komentua tejet shumë për raportin me Mevlan Shabën, pasi bëri disa deklarata të forta.
Pas daljes, bukuroshja është rikthyer aty ku mori famën, në programin e dashurisë “Përputhen”.
E pyetur nga moderatorja Megi Pojani nëse ka marrë fund çdo gjë, ajo ka qenë e prerë.
“Po tashti momentalisht mund të them që ka marrë fund”, u shpreh ajo.
Më pas iu ndërrua pyetja, duke i thënë nëse është akoma e dashuruar në të.
“Dashuruar është fjalë shumë e madhe, jam e dashuruar vetëm me veten. Nuk gënjej”, theksoi ndër tjerash.
Siç lë të kuptohet, marrëdhënia e tyre ka ngelur pezull nga të dyja palët.