Ish-missi Sara Gjordeni kohët e fundit është shndërruar në një ndër personazhet më të përfolur në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Bukuroshja po shijon një romancë me Bardhin brenda kësaj shtëpie, ndërsa disa ditë më parë pjesë e spekaklit është bërë edhe ish-partneri i saj, këngëtari Endrik Beba.
Këto dinamika kanë bërë që banorja të komentohet gjerë e gjatë, jo vetëm nga banorët por edhe publiku jashta shtëpisë, ku të shumtë janë ata që mbështesin romancën e saj me reperin.
Mirëpo shpesh herë ajo është përfolur edhe për ndryshimet që ka pësuar në pamje që nga fillimi i karrierës së saj si modele deri më tani.
Së fundmi në rrjet po qarkullojnë disa foto të Sarës para disa vitesh, ndërsa duket qartë ndryshimi që ajo ka pësuar.