Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga hyrja e masave ajrore të ngrohta
Mesdhetare ku presim rritje të konsiderueshme të temperaturave në territorin e Shqipërisë.
E Hënë, 26 Shkurt 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore, vranësira mesatare dhe reshje shiu lokale në zonat malore.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 6/16°C
– Zonat e ulëta 8/19°C
– Zonat bregdetare 12/22°C
Kosovë
Kosova për dt. 26 Shkurt 2024 do të ketë kthjellime dhe vranësira. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 8°C –10°C në mëngjes deri në 14°C – 17°C gradë Celsius në mesditë.
E Martë, 27 Shkurt 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore, dhe vranësira mesatare deri të dendura në zonat malore. Era do të fryjë me drejtim Jug (S) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4-5 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 5/16°C
– Zonat e ulëta 8/22°C
– Zonat bregdetare 12/23°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari