G Bani dhe Gjesti kanë thyer një nga rregullat më të rrepta të Big Brother VIP Albania,
![](https://keshillat.com/wp-content/uploads/2025/02/image-15-34.jpg)
duke hyrë së bashku në tualet dhe duke mbyllur derën.
Ky veprim mund t’u kushtojë shtrenjtë dy konkurrentëve, pasi në edicionet e kaluara të spektaklit janë marrë masa të ashpra për raste të ngjashme.
Të gjithë banorët e shtëpisë së famshme janë të vetëdijshëm për rregullin që ndalon dy persona të hyjnë njëkohësisht në tualet, për të ruajtur transparencën dhe për të shmangur biseda të fshehta larg syrit të kamerave.
Pavarësisht kësaj, G Bani dhe Gjesti duket se e kanë shkelur këtë kufizim, duke rrezikuar një penalitet nga produksioni.