Viti që lamë pas nuk ka qenë aspak i lehtë për dyshen e njohur të aktorëve, Olsi Bylyku dhe Bes Kallaku.
Ata, të cilët prej kohësh i kanë argëtuar fansat me humorin dhe talentin e tyre në skenë e ekran, duket se kanë përjetuar një periudhë të vështirë në jetën personale.
Olsi Bylyku, i njohur për rolet e tij komike dhe karizmën që e karakterizon, i dha fund lidhjes së tij pesëvjeçare me partneren Egli Tako.
Marrëdhënia e tyre ishte një nga më të komentuara në media, dhe ndarja e tyre shkaktoi shumë zhurmë mes fansave.
Nga ana tjetër, Bes Kallaku, aktori dhe këngëtari i dashur për publikun shqiptar, u nda nga këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj, pas një martese që për vite me radhë ishte në qendër të vëmendjes publike dhe mediatike.
Këto ndarje, ndonëse të papritura, ishin të ndjekura nga spekulime dhe drama, por duket se dy artistët kanë zgjedhur t’i përballojnë me humor dhe pozitivitet. Së fundmi, gjatë një koncerti, Olsi Bylyku nuk nguroi të ndante një batutë ironike që i bëri të gjithë të qeshnin, duke e kthyer një situatë delikate në një moment komik.
“I çuditshëm është ky jeta. Isha duke biseduar një ditë me Besin dhe i thashë: ‘Më përpara, ne kishim vetëm këngë qejfi. Besi bënte “Skifterat”, unë këndoja “Aj aj aj aj, ajo nuk don drama…”. Ishte vetëm kënaqësi. Pas pesë vitesh, të dy jemi: “Bebi të kam pas n’mish, tani t’kom ish”. Nga mosmirënjohja! Si përfunduam kështu?’” – tha Olsi me një buzëqeshje të madhe në fytyrë, duke i bërë të gjithë në sallë të shpërthenin në të qeshura.
Nëse për shumicën ndarjet shoqërohen me drama dhe trishtim, Olsi dhe Besi po tregojnë një shembull tjetër: mënyrën se si edhe momentet më të vështira mund të përballohen me humor dhe autoironi. Të dy vazhdojnë të jenë një dyshe e pandashme në skenën artistike, duke dëshmuar se lidhja e tyre profesionale dhe miqësia nuk është prekur nga sfidat personale.
Edhe pse ndarjet e tyre janë kthyer në një temë të nxehtë për median rozë, Olsi dhe Besi po e përballojnë situatën me një maturi dhe humor që vetëm ata dinë të shfaqin, duke dëshmuar se arti dhe pasioni për atë që bëjnë janë gjithmonë mbi gjithçka.
Shiko videon: