Disa ditë më parë, Ilnisa Agolli la përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP”
pas një nominimi të fortë përballë Egla Cenos dhe Meriton Mjekiqit.
Mirëpo ndryshe nga Egla dhe Meritoni, të cilët e kishin ndoshta të merituar skualifikimin nga gara për shkak të përplasjeve të forta që kishin me njëri-tjetrin, skuakifikimi i Ilnisës ishte pa arsye— e cila më pas përfundoi edhe e eliminuar.
Por, mos ndoshta produksioni i “Big Brother VIP” gaboi duke zgjedhur të dërgojë pa arsye Ilnisën në një nominim të fortë me Eglën dhe Meritonin?
Diçka e tillë po komentohet shumë në rrjet nga publiku, të cilët, përpos lojës, shprehen se Ilnisa dhe Meritoni duhet të ishin ende në garë për arsye të një ndjenje aq reale që kanë, dhe e reflektonin së miri te publiku.
Madje disa prej tyre kërkojnë edhe rikthimin e saj në lojë.
Komentet e publikut vijnë pasi është vënë re një humbje e interesit të publikut për”Big Brother VIP” që pas eliminimit të Ilnisës. Ndryshe nga prime-t e mëparshme, ku në Youtube shikueshmëria ‘Live’ arrinte deri në 350 mijë, pas daljes së saj, shikueshmëria varion nga 180 deri ne 220 mijë.
Sa i përket çiftit, ndjenjat reale të tyre u panë edhe në momentin kur Ilnisa la shtëpinë e BBV, ku Meritoni shpërtheu në lot dhe iu deshën disa minuta për t’u qetësuar.
Gjithashtu edhe mbrëmjen e djeshme pas një mesazhi nga Ilnisa nëpërmjet platformës “Big Love”, Meritoni u pa mjaft i emocionuar ndërsa sytë e tij shkëlqenin nga gëzimi.
Ndërsa në një diskutim me Françeskën pak më parë, Meritoni është shprehur se, “Ilnisën e adhuroj, e dashuroj, për femrën që është. E admiroj”.
Meritoni nuk haroi as të uronte për ditëlindje Anaisin, vajzën e Ilnisës, të cilës i shkroi “Happy Birthday” me disa pije në oborrin e shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Pavarësisht një pjese të vogël që nuk e preferojnë çiftin, pjesa më e madhe e pëlqejnë çiftin dhe kjo vihet re sa herë një video publikohet nga faqja zyrtare e “Big Brother VIP”, arrin shifra të ‘frikshme’ shikueshmërie në pak orë.
Prandaj publiku pyet, mos ndoshta largimi i Ilnisës ishte i gabuar?