Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Mevlani,
ka festuar ditëlindjen e tij dhe këtë ditë të veçantë e ka ndarë me ndjekësit përmes një postimi emocional.
Në mesin e shumë urimeve, ai ka veçuar fjalët më të ndjera nga nëna e tij, të cilat i ka publikuar me mirënjohje dhe emocion, shkruan “Kosovarja”.
Por ajo që ka ngjallur më së shumti kureshtje mes ndjekësve ishte nëse Livia, me të cilën kishte një romancë disa vite, e ka uruar apo jo.
Deri tani, ajo nuk ka bërë asnjë reagim publik, por nuk përjashtohet mundësia që urimi të ketë ndodhur në mënyrë private.