Meri Shehu, një nga personazhet më të spikatur të këtij Big Brotheri, ishte e ftuar sot në rubrikën ‘Mos i bjer me top’ në E Diell.
Astrologjia tregoi një histori me Erjolën, të cilën e përmendën përciptazi brenda shtëpisë, ndërsa sot e sqaroi se çfarë kishte ndodhur.
“Kur ishim në ‘Trotuar’, Erjola më etiketoi ‘unë jam një binjak që ty të thith helmin’,
unë iu ktheva me timen po tjetër çfarë thith. Nuk e dija që një ditë do ishte komshie në pallatin tim.
U takuam rastësisht në ashensor, jetojmë në një pallat. I thashë ja ku jemi në ashensor, mund të ma thithësh.
Struket në një cep dhe tha ‘turp të kesh’. Erjola nuk u tregua e vrazhdë, por inatin e kishte.
Në BB nuk ishte një nga njerëzit që më mbështesnin mua, pale për çfarë ka hyrë Erjola”-tha Meri.