E ftuar në “Mos i bjer me top” Vivien ka konfirmuar ndarjen
nga Getinjo duke rrëfyer për herë të parë edhe arsyen pse i dhanë fund.
Vivien u shpreh se marrëdhënien e tyre e shkatërroi vesi i Getinjos për bixhozin. Ajo tha se është munduar që ta largojë nga ky ves, por nuk ia ka dalë dhe u përlot.
“Jam ndarë me Getin jo për shkak të ndonjë sherri të madh ose të një tradhtie. Një arsye që kishte kohë që ishte pjesë, ishte një gabim ose një fiksim i tij me një gjë të jetës që unë e dënoj shumë personalisht, që janë lojrat e fatit edhe që shkatërron çdo familje, çdo lidhje, çdo marrëdhënie që një njeri mund të ketë. U preka sepse është shumë keq kur një marrëdhënie përfundon për gjëra që nuk kanë lidhje me çiftin. Por kur gjërat i ndërpret një ves kaq i ndyrë, bixhozi është shumë keq sepse prek gjithë familjen, të ardhmen. Unë jam munduar shumë edhe familja e tij është munduar, edhe ai vetë është i vetëdijshëm, por mjafton shumë pak që njeriu të rrëshkasë. Është gjynah se ai është 33 vjeç, është në kulmin e jetës”, tha Vivi e përlotur.