Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 2”, Dea Mishel, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve pas një veprimi që ka ngjallur dyshime të forta për jetën e saj sentimentale.

Në disa pamje të publikuara së fundmi në rrjetet sociale,
Dea shfaqet duke shijuar atmosferën e një koncerti në shoqërinë e një mashkulli misterioz, me të cilin duket tejet e afërt dhe e relaksuar, shkruan “Kosovarja”.
Gjesti i saj nuk i ka shpëtuar syrit të ndjekësve, të cilët menjëherë kanë nisur të spekulojnë se bëhet fjalë për partnerin e saj të zemrës.
Ani pse Dea nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare për një lidhje të mundshme, prezenca e vazhdueshme e këtij mashkulli pranë saj dhe momentet e përbashkëta të ndara me publikun, lënë të kuptohet se diçka më shumë se miqësi mund të ketë mes tyre.