Përpos formaliteteve të premierës së filmit ‘Në Kuadër të Dashurisë’ që u zhvillua dje në ballinën e Pallatit të Kongreseve, le të flasim pak për surprizat..
Duket e çuditshme, por sigurisht njëra prej tyre mbante emrin e moderatores së njohur Arbana Osmani dhe pyetja që shtrohet është pse?
Ajo dhe bashkëshorti i saj Eduart Grishaj nuk u panë askund, as në tapet të kuq madje u zhduk papritur edhe nga rrjetet sociale.
Teksa të gjithë e prisnim mes të ftuarve në premierën e famshme, ajo duket se ‘bojkotoi’ gjithë organizimin qoftë edhe me një urim të vetëm që nuk e pamë dhe sigurisht që u pikas menjëherë.
Kjo për faktin se siç e dimë, prej vitesh Arbana i ka shërbyer shumë televizionit ku ajo ka krijuar karrierën e saj dhe vazhdon të thurë sukses.
E meqë jemi tek kjo pjesë, e kemi parë gjithashtu që në çdo promovim të projekteve të reja të televizionit, të gjenim urimet e përzemërta të saj publikisht, por këtë herë mungoi dhe menjëherë ngritëm disa pikëpyetje?
Vallë, me kë i ka prishur marrëdhëniet moderatorja që vendosi të ‘bojkotonte’ në këtë formë eventin e rëndësishëm?