Mushkonjat janë ndër insektet më të bezdisshme
që përballemi në jetën e përditshme, sidomos gjatë muajve të ngrohtë.
Ato nuk mjaftohen me qëndrimin jashtë, por gjejnë gjithmonë mënyra për të hyrë në shtëpi apo apartamente, duke prishur qetësinë e familjeve – veçanërisht gjatë natës.
Zhurma e tyre pranë veshit, pickimet e bezdisshme dhe ndjesia e parehatshme që lënë pas, i bëjnë mushkonjat jo vetëm të mërzitshme, por në disa raste edhe të rrezikshme për shëndetin.
Për këtë arsye, mbrojtja ndaj tyre dhe largimi i këtyre “vizitorëve” të padëshiruar është bërë një nevojë e përditshme për shumë familje.
Një nga mënyrat natyrale dhe efektive për t’i mbajtur larg është përdorimi i kafesë së djegur.
Mjafton të vendosni disa lugë kafe në një pjatë dhe ta digjni për të krijuar një aromë që mushkonjat e urrejnë.
Këtë pjatë mund ta vendosni në ballkon ose pranë dritareve për të parandaluar hyrjen e tyre në banesë.