Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Lythat, kërcënim i heshtur i trupit! Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja prezanton bimën që i zhduk plotësisht ato me…

    0
    By admin on January 9, 2025 Këshilla Shëndeti

    Trajtimi bimor për largimin e lythave në lëkurë. Arsyet shëndetësore përse shkaktohen dhe cilat janë alternativat popullore të zhdukjes së tyre.

    Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja u ndalëm në një problematikë të lëkurës, lythat.

    Nga se shkaktohen lythat, arsyet shëndetësore dhe cilat janë trajtimet më të mira alternative përmes bimëve mjekësore për largimin e tyre.

    Gjatë gjithë jetës sonë duhet të përballemi me probleme të bezdisshme të lëkurës dhe, për fat të keq, lythat janë ndër to. Lythat shfaqen shpesh në gishta, në duar, qafë, por dhe pjesë të tjera të trupit.

    Lythat janë rritje të vogla të lëkurës të shkaktuara si pasojë e infeksioneve të viruseve të familjes human papilloma HPV. Ky virus stimulon rritjen e shpejtë të qelizave që gjenden në pjesën e jashtme të lëkurës.

    Specialisti Merja thekson se ka disa lloje lythash dhe se mund të jenë ngjitëse dhe mund të përhapen shpejt nga kontakti me një person direkt dhe zakonisht ky virus i nxit këto lytha të përhapen dhe në pjesë të tjera të trupit.

    Ekzistojnë disa lloje lythash si: lythat e sheshtë sipërfaqësore deri 3mm lartësi, lythat gjenitale, lythat shputorë, lythat në qafë dhe lythat në qafë veruka deri 20mm. Sipas specialistit të bimëve mjekësore Ylli Merja, ka disa shkaktarë dhe arsye shëndetësore të krijimit të lythave apo papilomave si:

    – Papilomat (verukat) në qafë përfaqësojnë tumore të ndryshme në lëkurë, më së shumti beninje

    – Shkaktohen nga depërtimi i virusit HPV në trup

    – Ulja e rezistencës së organizmit, virusi fillon të agresivizohet

    – Parazitët në organizëm shkaktojnë kruarje në qafë dhe kjo sjell si pasojë krijimin e papilomave në qafë

    – Infeks-vertikal, nëna infekton fëmijën që në fetus

    – Infeksion i kontaktit

    – Sëmundjet e sistemit të tretjes

    – Hipo vitaminoza që shoqërohet me ulje të rezistencës trupore

    – Mos funksionimi i sistemit hormonal

    Trajtimi i lythave është shumë i rëndësishëm, Merja thekson se ato janë një kërcënim i heshtur i trupit nëse nuk trajtohen me kujdes. Bima e tambëlgjakut është një nga bimët më të mira për eleminimin dhe zhdukjen e plotë të tyre. Gjithashtu molla e egër është e mirë, qumështi i fikut, aloe vera, kalendula, rrënjë rradhiqe, lëvore shelgu dhe mustaqe misri. Këto bimë mund të konsumohen si çaj dhe gjithashtu përdoren në lyrjen e lythave.

    Specialisti Merja sugjeroi dhe disa receta bimore shumë efikase në trajtimin e lythave:

    – Zieni 4-5 minuta bimë të tambëlgjakut një dorë në 0.5 litra ujë. Me çajin lani verukat 2 herë në ditë si dhe pini dy filxhanë çaji në ditë pas buke. Kjo kurë vazhdon një javë.

    – Trajtimi i HPV në qafë: Shtrydhim 2 thelpinj hudhra, i përziejmë me 3-4 pika jod. I lyejmë lythat dy herë në ditë për 4 ditë rradhazi.

    – Shtrydhim 2 thelpinj hudhër. Lëngun e përziejmë me 5 pika qumësht fiku. Lyejmë verukat dy herë në ditë. Derisa të bien mos i lagni me ujë!

    – Përtypim në dhëmbë fara të bimës torilis nodosa 1 gramë në ditë. Kura vazhdon 5-6 ditë.

    SHËNIM: Çdo i sëmurë ka veçoritë e tij, ndaj për raste të sëmundjeve të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sugjeruar një kurim për çdo person.

    Lythat Ylli Merja
    Previous ArticlePërdorimi i sodës së bukës në mjekësinë alternative, Ylli Merja “ ilaç për shumë sëmundje…”
    Next Article Si të kuptoni që zorra juaj ka probleme? Ylli Merja: Mos neglizhoni simptomat! Polipet në zorrën e trashë janë të rre…
    ShowBizi

    “Një fazë shumë dinamike po vjen për ndjenjat”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    June 6, 2025

    Heidi Baci në pushime shihet nën shoqërinë e këtij mashkulli

    June 5, 2025

    Si rradhe here Ledjon Lico poston foto me motren…

    June 5, 2025
    TV SHOW

    Debat i ashpër me G Banin dhe Vserlon kur ishin me pushime, Klajdi zbulon çfarë ndodhi mes tyre…

    June 6, 2025

    Zhgënjimi shpërthen në rrjete: Çfarë bëri Gjesti që i ktheu fansat kundër? (FOTO)

    June 6, 2025

    Fat dhe sukses në karrierë! Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të favorizohen në dekadën e ardhshme

    June 6, 2025
    Horoskopi

    “Një fazë shumë dinamike po vjen për ndjenjat”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    June 6, 2025

    Fat dhe sukses në karrierë! Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të favorizohen në dekadën e ardhshme

    June 5, 2025

    Nga 6 qershori, Venusi favorizon këto 3 shenja horoskopi: Bollëk dhe mundësi të reja

    June 4, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.