Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Lulet të Blirit/ Ilaç për shumë sëmundje, Ylli Merja tregon përdorimin per…

    0
    By admin on January 23, 2025 Këshilla Shëndeti

    Eshtë koha e mbledhjes së luleve të blirit! Ylli Merja tregon si të përdorim çajin e blirit në trajtimin e një sërë problematikash shëndetësore

    Lulet e blirit që prej lashtësisë njiheshin si lulet ku fshihen rrezet e diellit.

    Gjethet e kësaj peme lulëzojnë prej fillimit të pranverës e deri në vjeshtë. Aromën dehëse të blirit do ta ndjeni pothuajse në çdo rrugë të qytetit.

    Lulet mblidhen së bashku me gjethet në fillim të lulëzimit, gjatë kohës me diell kryesisht gjatë muajit qershor.

    Lulet e blirit për shkak të përbërësve kimik të pasur me antioksidantë, flavonoide, tanine dhe acide organike kanë efekte terapeutike për një sërë sëmundjesh.

    Çaji nga lulet e blirit është përdorur gjerësisht në mjekësinë tradicionale popullore të shumë vendeve në botë.

    Në studion e “Rreze Dielli” në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja, tregojmë si të përdorim lulet e blirit në çajra të ndryshme për qetësimin dhe trajtimin e një sërë problematikash shëndetësore.

    “Vetitë e lules së blirit vijnë për shkak të përbërësve kimik si flavonoidet, glukozidet e quercetinës dhe kamferolit, taninet, mucilagjet, acidet aromatike, acidet organike e vajra esencial. Ndërsa sythet e blirit përmbajnë auksinë dhe giberilinë, enzima dhe acide nukleike që normalizojnë psiqikën nervore” thekson Ylli Merja duke vijuar më tej me vlerat shëndetësore terapeutike të blirit.

    – Zbutës i kollës dhe antispazmatik
    – Zbut sekrecionet dhe lehtëson nxjerrjen e tyre në sëmundjet e bronkitit, gjendje gripi, ethe
    – Diaforik, nxit djersitjen, ul temperaturën e lartë
    – Koleretik dhe Kolagog: nxit prodhimin e bilës
    – Antispazmatik i rrugëve biliare
    – Kambiumi përmirëson qarkullimin e limfës
    – Sythat e blirit normalizojnë psiqikën nervore
    – Celuliti, prania e acideve organike
    – Qetëson pulsin e lartë të gjakut (takikardinë), problemet e sistemit të tretjes
    – Antistres, qetësues nervor
    – Ul agresivitetin e migrenës
    Mënyrat e përdorimit të luleve të blirit janë të shumta, mund të konsumohet si çaj, i cili ka një aromë të mrekullueshme ëmbëlsuar me pak mjaltë për qetësimin e kollës, ankthit dhe stresit. Por mund të përdoret dhe në esktrakt alkolik.

    “Marrim 20-25 gr sytha bliri, i hedhim në 75-80 m alkool, lihet të qëndrojë 15-20 ditë. Filtrojeni dhe pihet 4 pika për çdo 10 kg të peshës trupore. Gjithashtu mund të përgatisim mjaltë me lule bliri. Mbledhin lule bliri të njomë, i hedhim në një vazo 700 ml sa të mbushet deri në 2/3 me lule. Shtojmë mjaltë sa të mbushet kavanozi dhe e lëmë të macerohet për 30 ditë. Kullohet mjalti, i cili ka marrë një aromë dehëse të blirit dhe konsumohet nga një lugë çaji” shprehet Merja, i cili tregon dhe si të realizojmë disa çajra mjaft efektiv në luftimin e stresit, migrenës, pagjumësisë, kollës, astmës si dhe për çrregullimet e stomakut.

    Çaj antistres dhe kundër migrenës

    – Në 1,5 litër ujë vlojmë: 5-6 gr lule bliri, 1 luge gjelle borzilok, 1 dorë murriz lule, 1 dorë bar blete, 1 lugë mollë të egër. E lemë të vlojë 1 minutë, fikim sobën dhe e lëmë të ftohet për 10-12 minuta. Pihen 2-3 gota në ditë ëmbëlsuar me pak mjaltë.
    Çaj për kollën dhe astmën

    – Në 1,5 litër ujë shtojmë: 5 gr lule bliri, 2 gr zhumbricë, 2-3 gr xhinxhër, 2-3 gr gjethe delli, 2 gr rigon ose trumëz. E lemë të vlojë 1-2 minuta, fikim sobën, e lëmë të ftohet për 10-12 minuta. Pihen 2-3 gota në ditë ëmbëlsuar me pak mjaltë.
    Çaj për pagjumësinë

    – Në 250 ml ujë ziejmë 2 minuta: një lugë çaji valerianë, 1 dorë lule bliri (3gr). E kullojmë çajin pasi ftohet dhe pihet në mbrëmje ëmbësuar me pak mjaltë.
    Çaj për çrregullimet e stomakut

    – Në 1.5 litër ujë që vlon shtojmë: 3-4 gr lule bliri, 3-4 gr lule basarıi, 2-3 gr kamomil, 2-3 gr bar majasilli, 2-3 gr mëllagë. E lëmë të vlojë për 1-2 minuta dhe më pas të ftohet në sobë të fikur për 12 minuta. Pihen 2-3 gota në ditë para buke.

    Lule e Blirit Ylli Merja
    Previous ArticleShenjat që japin tiroidet dhe ju i injoroni / Ylli Merja tregon kurat popullore për gjendrat tiroide me keto…
    Next Article Si të hiqni qafe dhimbjet e nervit shiatik / Ylli Merja: Me këtë kurë, e largoni për 2 javë dhe nuk keni nevoje per…
    ShowBizi

    Reagon për herë të parë Elvis Pupa pas shpalljes në kërkim nga autoritetet australiane

    May 24, 2025

    Egli Tako jep lajmin e ‘madh’, ka një befasi për fansat e saj

    May 24, 2025

    Egli Tako jep lajmin e ‘madh’, ka një befasi për fansat e saj

    May 24, 2025
    TV SHOW

    Gjesti thumbon Xhenetën, por ka një mesazh edhe për Eglin

    May 24, 2025

    E papritur, Bora Zemani “zhvesh” pantallonat në publik…

    May 24, 2025

    Oferta “e majme” që rikthen në ekran Arbana Osmanin! Në çfarë formati do e shohim prezantuesen?

    May 24, 2025
    Horoskopi

    “Kujdes me grindjet në çift apo me kolegë”/ 3 shenjat me fat dhe 3 shenjat që duhet të bëjnë sytë katër këtë të shtunë

    May 24, 2025

    Cila shenjë do të ketë takime misterioze? Horoskopi për sot: Beqarët mund të ritakojnë dikë nga e kaluara…

    May 24, 2025

    Javë vendimtare për dashurinë, paratë dhe karrierën! Astrologia tregon se si ndikon Hëna e re te shenjat

    May 23, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.