Në një bisedë të tensionuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania,
![](https://keshillat.com/wp-content/uploads/2025/02/image-24-3.jpg)
Gjesti, Rozana, Livia dhe Egli e kanë ngacmuar Loredanën në lidhje me Jozin dhe martesën e tyre simbolike brenda shtëpisë.
Diskutimi mori tone të ashpra kur ata i vunë në dukje sjelljen e saj pas largimit të Jozit.
Loredana u përpoq të shpjegonte ndjenjat e saj dhe domethënien e unazës që kishte marrë gjatë martesës simbolike, duke u shprehur:
“Në momentin që erdhi unaza, doja ta mbaja përgjithmonë në dorën e djathtë si simbol fejese. Ju jeni injorantë, nuk kuptoni.”
Megjithatë, banorët nuk e lanë me kaq. Gjesti e vuri përballë një pyetjeje provokuese në lidhje me mënyrën se si mund të jetë ndjerë Jozi kur e ka parë të afruar me të:
“Çfarë mendon se ka menduar Jozi kur të ka parë me mua duke bërë lojëra?”
Rozana, nga ana tjetër, i kujtoi Loredanës sesi kishte reaguar pas daljes së Jozit nga shtëpia, duke e akuzuar për sjellje kontradiktore:
“Po ta shihje veten si të kemi parë ne, do të të vinte turp. Kishe dy ditë që të kishte dalë një njeri që e doje, qave një orë, mbushe valixhet edhe qaj. Do të të vijë turp i madh kur të shikosh ato video.”
Ndërkohë, Gjesti shtoi se në festën e fundit ajo kishte pirë dhe kërcyer me të, duke nënkuptuar se sjellja e saj nuk përputhej me ndjenjat që pretendonte se kishte për Jozin.
Egli, për ta thelluar më tej situatën, përmendi se ajo kishte bërë një kërcim provokues përpara Gjesti, duke e përshkruar:
“Vetëm me të brendshme dhe me një rrjet i kërceje këtij para.”
Ky diskutim ka ndezur reagime të shumta mes banorëve dhe ndjekësve të Big Brother VIP Albania, duke nxitur debate nëse Loredana ka qenë e sinqertë për ndjenjat e saj apo nëse sjellja e saj ka qenë thjesht pjesë e lojës.