Një nga historitë e krijuara në shtëpinë e “Big Brother Vip”


që ngjalli shumë interes ishte ajo mes Loredanës dhe Jozit.
Gjatë tapetit të kuq të mbajtur paralelisht me finalen, Loredana u shfaq me të njëjtën unazë që kishte marrë nga Jozi brenda shtëpisë, gjatë “martesës” së tyre.
Kur u pyet për këtë detaj, ajo u shpreh qartë se ndihet akoma e dashuruar me Jozin, andaj vazhdon ende ta mbajë unazën.
Deklarata e saj i befasoi ndjekësit, sidomos pas momentit të tensionuar kur Jozi goditi Gjestin me shuplakë.
View this post on Instagram
Në atë kohë, Loredana ishte ndër të parat që e dënoi veprimin e tij dhe u distancua publikisht, duke i dhënë të drejtë Gjestit.
Megjithatë, ndjenjat duket se kanë mbetur të forta, pavarësisht përplasjes së tyre dhe zhvillimeve brenda shtëpisë.