Egla Ceno ka reaguar ndaj deklaratës së ish-banorit të “Big Brother VIP 3”, Liam Mandiaro, i cili tha se ajo kishte komunikuar me familjarët gjatë qëndrimit në shtëpi.
Në përgjigje, Egla ironizoi këtë pretendim përmes një shkrimi në rrjete sociale, ku thekson se asgjë e tillë nuk është e vërtetë.
“Dëgjova që “fituesi” paska pasur telefon! Po, është e vetmja mënyrë që disa të shpjegojnë si humbën përballë dikujt që kishte valë në tru, ndërkohë që atyre nuk u kapte sinjali fare!
“Fituesi” fiton! Kush nuk e pranon, mund të vazhdojë të bëjë montazhe fake (të rreme), lajme fake, informacione fake.
Interesante se si disa fitore lënë trauma kaq të mëdha,” shkruan ajo.
Në një intervistë për “Kosova Live”, Miami tha se Egla ka pasur një telefon në dhomën e rrëfimit.
“Fituesja ka pasur telefon në dhomën e rrëfimit dhe fliste me familjen,” u shpreh Liami, duke pretenduar se fituesja e atij edicioni është favorizuar nga produksioni.
Ai vijoi më tej, duke thënë se ka parë disa tabela me udhëzime brenda dhomës së rrëfimit dhe i është thënë shkurtimisht që “nuk ishin për të”. Ish-banori ngriti pikëpyetje mbi transparencën e lojës, duke thënë se “ka pasur favorizime që kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin final”.