Marrëdhënia e aktorit Romeo Veshaj dhe partneres së tij Heidi Baçi në “Big Brother VIP”, mesa duket është krisur.
Çifti janë përfshirë në një debat ditën e sotme, ku aktori i thotë Heidit se ndihet shumë i lënduar dhe se ajo nuk është e sinqertë me të.
“Te shtrati e jep dorën dhe në publik e sulmon”, iu drejtua Romeo.
Ndërsa Heidi iu përgjigj se: “Unë të thashë që jam munduar të jem jashtë situatave që ti ke me të tjerët” .
Banorja ka shpërthye në lot gjatë diskutimit me aktorin duke shprehur se ndihet keq.
“Dhe unë shumë keq jam”, tha ajo.
Pjesë nga biseda:
Romeo: Me njerëzit që të duan ti thonë gjërat në vesh. Ti te krevati të jep dorën dhe këtu të sulmon
Heidi: Nuk është kështu
Romeo: Është fiks kështu
Heidi: E ke kuptuar gabim
Romeo: Ti mua më thua që je gjithmonë i varur
Heidi: Unë të thashë që jam munduar të jem jashtë situatatve që ti ke me të tjerët.
Romeo: Nëse e do një njeri bëhesh gjak, të bëhen sytë gjak dhe jo të qeshësh e të më sjellësh në tavolinë njerëz mua. Jo ta përdorësh emrin tim për të mbrojtur atë tjetrin dhe për të më sulmuar mua. Mos ma trego me fjalë, fjalë kam nga të gjithë
Heidi: Ti po ndahesh nga unë
Romeo: Unë po ndahem nga ti?
Heidi: Po
Romeo: Unë po ndahem nga ty? Pse çfarë të bëra?
Heidi: Ja këtë që po bën tani, spo e kupton.
Romeo: Ti po e komplikon
Heidi: Jo ti po e komplikon, se unë isha shumë mirë
Romeo: Sepse ti je shumë mirë. Ti nuk e kupton sa keq jam unë, sepse nuk do e bëja
Heidi: Dhe unë shumë keq jam
Romeo: Pse je keq (Heidi shpërthen në lot)