Nëpërmjet pyetjeve anonime që u zhvilluan sot në shtëpinë e “Big Brother Vip”, banorët shfrytëzuan rastin për t’i drejtuar pyetje ngacmuese dhe tendencioze njëri tjetrit.
Një nga pyetjet për Romeon lidhej me vëllain e tij binjak, Donaldin.
Një prej banorëve i kishte shkruar: “Pse zgjodhe të luash më keq se Donaldi?”, ndërsa Romeo tha se është krenar për vëllain si dhe për lojën që ai bëri në BBV1.
E sakaq, një reagim ka ardhur nga ana e Donaldit.
Me anë të një postimi në InstaStory, ai ka shkruar:
“Kjo loja me pyetje që po bëhet në “Big Brother” qenka super. Gëzojnë disa sikur i kanë dhënë mundësinë të hapin një adresë fake që të shfryjnë mllefet. Ka njerëz që komentojnë me adresën e tyre ka dhe të tjerë që vdesin të shajnë me adresa fake.
Ps. Romeo nuk është as më i mirë as më i keq se unë. Është ndryshe nga unë.”