Olsi Bylyku ditët e fundit është përfolur për një lidhje
dashurie me një gazetare dhe sot është zbuluar identiteti i saj.
Burime ekskluzive për “Iconstyle” kanë mësuar se aktori i humorit prej katër muajsh po shijon romancën me gazetaren Denada Lura.
Ajo është gazetare në “TV Klan” ku edhe është njohur me artistin.
Sipas burimeve të Iconstyle, ata kanë rreth katër muaj të lidhur! Gjërat mes tyre duken serioze pasi Denada ndjek në Instagram edhe “vjehrrën dhe kunatën”, pra nënën dhe motrën e Olsit dhe anasjelltas.
Për më tepër dyshja kanë foto të veshur me të njëjtën bluzë.