Prej disa javësh në rrjet po përflitet për një shtatzëni të Kiara Titos.
Thuhet se miqtë e moderatores e kanë zbuluar lajmin për mediat, por vetë Kiara ende nuk ka reaguar.
Megjithatë me veprimin e fundit ajo i ka shtuar dyshimet.
Në puntatën e parë të DWTS Fan Club, Kiara është shfaqur me një fustan të gjerë duke mbuluar barkun. Madje ajo gjithë kohës mbante skaletën përpara duke tërhequr vëmendjen.
Kaq është dashur dhe ndjekësit kanë nisur dyshimet se Kiara është vërtet shtatzënë dhe po fsheh barkun.