Kiara Tito dhe Luiz Ejlli do të bëhen së shpejti prindër të një vajze,
të cilën po e presin me padurim t`i zbukurojë jetën e ta plotësojë familjen e tyre.
Ishte vetë dyshja që e zbuloi gjininë e foshnjes përmes një feste madhështore.
E ndërsa ka mbetur shumë pak që vogëlushja të vijë në jetë, duket se dyshja tashmë e ka vendosur emrin e saj.
Të paktën këtë la të kuptohet mesazhi i postuar nga Kiara së fundi në rrjetet sociale.
Moderatorja Kiara Tito shpërndau në Instagram një story që tregon madhësinë e foshnjës krahas së cilës shkruan:
Mirmëngjes nga bebi E, duke lënë kështu të kuptohet që emri i vajzës së tyre do të fillojë me shkronjën E.