Loredana mbrëmë nisi planin që kishte bërë me G-Banin dhe Aldon. Ajo do afrohej me Gjestin në mënyrë që të bënte xheloze Eglin.
Mbrëmë në “Storm arena” është bërë një festë për banorët e shtëpisë, ku ata kanë kërcyer nën ritmet e muzikës.
Gjatë kësaj atmosfere festive, Loredana është afruar me Gjestin dhe kanë kërcyer bashkë. Por jo vetëm kaq, pasi më pas dy banorët nisën duke bërë plane bashkë. Gjesti duket se e kuptoi lojën e Loredanës, por vendosi që ta vazhdojë atë.
Mirëpo sot, Loredana është zgjuar e mërzitur pasi ka menduar se si e ka parë Jozi këtë gjest nga jashtë. Pranë saj ishte Gerta, e cila i tha se ish-banori nuk mërzitet për këtë se e kupton.
Gerta gjithashtu e këshilloi që mos t’i përgjigjej askujt që do ia përmendte këtë situatë, pasi sipas saj, të gjithë do t’a përdorin tani e tutje.
Pjesë nga biseda:
Loredana: Jam e sigurt që kërcimet nuk kanë qenë të tepruara
Gerta: Jo moj jo. Nuk mërzitet Jozi për atë
Loredana: Fundja e fundit…
Gerta: Nuk mërzitet Jozi për atë punë fare, mos ki hallin e tij. Puna është se ata do të nisin ta përdorim gjithmonë, kupton? Ai lloj plani nuk mund të funksiononte
Loredana: Jo
Gerta: Nuk mund të bëhej ajo gjëja. Por meqenëse je në këtë pikë se asgjë nuk kthehet pas, kur të vijnë mos u kthe asnjë përgjigje, fare, zero, ik. S’dua të jap shpjegim thuaj, ty nuk të jap shpjegime s’kam asnjë lloj detyrimi