Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ana Kauri, ka befasuar ndjekësit me pamjen e saj kohët e fundit.
Ajo ka kohë që është larguar nga televizioni, por në rrjetet sociale mbetet aktive, ku shpesh ndan me ndjekësit imazhe të reja.
Në disa foto, Ana duket krejt ndryshe nga koha kur ishte pjesë e emisionit të njohur për takime, duke shtuar dyshimet për ndërhyrje estetike në fytyrë.
Transformimi i saj ka bërë që shumë ndjekës të mos e njohin menjëherë, duke komentuar për ndryshimin e dukshëm në buzë, hundë, mollëza dhe formën e fytyrës.
A duket më mirë tani apo dikur? Kjo mbetet për t’u gjykuar nga secili.