Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Ju del gjumi natën? Vuani nga pagjumësia? / Ja çfarë duhet të pini sipas Ylli Merja…

    0
    By admin on January 9, 2025 Këshilla Shëndeti

    Në vijim të bisedës mbi stresin dhe ankthin në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli”, specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja u ndal dhe në problemin e pagjumësisë.

    Ju del gjumi natën, keni vështirësi dhe pagjumësi, apo nuk bëni një gjumë të qetë? Zgjidhja është shumë e thjeshtë, shprehet Merja, natyra na ka falur bimë të mrekullueshme.

    “Le të themi një çaj të një bime që vërtetë sikur të rrëmben në botën e saj dhe të thotë futu nëpër labirintet e mia se do të flesh i qetë, është çaji i livandos.

    Ky çaj bën një çlodhje, një rifreksim të trurit që në ditën e nesërme të jetë aktiv dhe jo i mbingarkuar nga lodhja.

    Gjithashtu bari i bletës është një tjetër qetësues nervor, bën që sistemi nervor të amortizojë goditjet që merr nga stresi i ditës dhe ndihmon drejtpërsëdrejti duke përmirësuar funksionin e mëlçisë,

    ndihmon në largimin e toksinave dhe gazrave nga zorrët, normalizon tretjen dhe jashtëqitjen dhe ushqen shumë mirë sistemin tonë nervor qëndror” thekson Merja.

    Një tjetër qetësues dhe ilaç natyral për gjumin i përdorur për shekuj me rradhë është kamomili. Gjithashtu bliri i kuq i shoqëruar me valerjanën kur duam të bëjmë një gjumë të qetë. Valerjana përmirëson cilësinë e gjumit në mënyrë të pabesueshme, bëjmë një gjumë të thellë dhe shumë të qetë.

    “Në trupin tonë veprojnë hormone të cilat na bëjnë që ne të reagojmë në një shkallë më sipërore ose më të ulët karshi ngacmuesve të jashtëm. Kemi dy lloje hormonesh, njëra është serotonina dhe tjetra është melatonina.

    Gjatë ditës serotonina nëse do të prodhohet me shumicë nga transmetimet nervore të shpejta karshi ambjentit apo mjedisit ku jetojmë, do të na kthehet në një element të dëmshëm për trupin, në vend që të na japë një harmoni, kënaqësi apo gëzim krijon një çrregullim tjetër në sistemin e tretjes dhe kryesisht në zorrën e trashë.

    Ndërsa melatonina është një hormon që prodhohet në sistemin nervor, fiket prodhimi i saj gjatë ditës, bllokohet si të thuash, dhe pasi dielli fillon të perëndojë rreth pasdites, qelizat nervore bëhen gati për prodhimin e melatoninës, e cila vjen duke u shtuar pas orës 21:00-23:00 dhe gradualisht vatrat e trurit fillojnë të ‘fiken’.

    Për të balancuar këtë melatoninë tek njerëzit që vuajnë nga pagjumësia valerjana është e mrekullueshme. Mund të shoqërohet me barin e bletës, me borzilokun apo livandon” thekson Ylli Merja.

    Mirë është që secilën nga këto bimë që na ndodhen në shtëpi t’i pijmë si çaj me pak qumësht, pasi qumështi, shprehet Merja, përmban shumë mikroelemente si kalcium, magnez që na ushqejnë sistemin nervor, gjithashtu përmban pak acid malik që ndihmon në mirëfunksionimin e mëlçisë, qetësohet sistemi i tretjes dhe njeriu dashur pa dashur do të bëjë një gjumë shumë të qetë.

    Pagjumesia Ylli Merja
    Previous Article‘Ilaçin’ e stresit dhe ankthit e gjeni këtu! Ylli Merja prezanton bimët magjike
    Next Article Ylli Merja: Shenjat që dërgon trupi përpara goditjes në tru / Masat e para që duhet të merrni
    ShowBizi

    Heidi Baci në pushime shihet nën shoqërinë e këtij mashkulli

    June 5, 2025

    Si rradhe here Ledjon Lico poston foto me motren…

    June 5, 2025

    Egli Tako mahnit me veshjen tradicionale në projektin e ri

    June 5, 2025
    TV SHOW

    S*ks brenda BBVA? Laert Vasili plas deklaratën e papritur pas kaq kohësh duke nxjerr ne pah histori…

    June 5, 2025

    Bën deklaratën e fortë ish-banori i BBVA: “Valbonën do të doja ta vr*sja”

    June 5, 2025

    Çfarë po ndodh me Ledion Liçon dhe Sara Hoxhën?

    June 5, 2025
    Horoskopi

    Fat dhe sukses në karrierë! Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të favorizohen në dekadën e ardhshme

    June 5, 2025

    Nga 6 qershori, Venusi favorizon këto 3 shenja horoskopi: Bollëk dhe mundësi të reja

    June 4, 2025

    Tre shenjat e horoskopit që do të përjetojnë verën më të çmendur të jetës së tyre!

    June 4, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.