Pas përjashtimit nga Big Brother VIP Albania 4, Jozi ka reaguar sërish me një video në rrjetet sociale, ku kërkon falje për deklaratat e tij ndaj Gjestit dhe shqiptarëve të Kosovës.
Në reagimin e tij, ai shprehet se ndjen një detyrim shpirtëror dhe patriotik për t’u kërkuar falje të gjithë shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit,
duke theksuar se nuk kishte kurrë qëllim të prekte plagët e përbashkëta historike.
“Ndjej një detyrim shpirtëror patriotik ndaj gjithë shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit për t’ju kërkuar falje publike për këtë situatë, e cila në asnjë mënyrë nuk kishte për qëllim të prekë plagën tonë të përbashkët. E kam përmendur armikun vetëm si shembull negativ.
Kosovën e dua me shpirt dhe përulem ndaj vuajtjeve që kanë kaluar,” tha ai në mesazhin e tij publik.
Ndërsa në përshkrimin e postimit, Jozo shkruan: “Kosovë të puthsha plagën!”