Ish-banorja e “Big Brother VIP 2” Jori Delli ndodhet në Tiranë së bashku me partnerin e saj, Fred De Palma.
Kohët e fundit ajo është në qendër të vëmendjes nga mediat për të gjitha aktivitetet e saj.
Modelja ka marrë pjesë te premiera e filmit “Në Kudër të Dashurisë”, por nuk ishte e shoqëruar nga partneri i saj Fred De Palma.
Gjatë një interviste në “Shqipëria Live”, Jori tregoi se arsyeja pse nuk u shoqërua nga partneri ishte për shkak të menaxherit dhe përmbajtjes së kontratës për daljet e tij publike, kështu që ai e priti Jorin në hotel.