Ditën e djeshme, Joz Marku u zgjua me një ndjesë publike ndaj ndjekësve të tij, të cilëve ai nuk ka mundur dot t’u përgjigjet në mesazhe.
Kështu, ai krijoi një pyetësor në Instagram, duke garantuar se do i japë përgjigje çdo pyetjete.
Dhe mes shumë prej tyre, nuk kishte si të mungonte një pyetje në lidhje me shpullën që i dha Gjestit në Big Brother VIP Albania.
“A ta ka hap më njeri derën”, e pyeti ndjekësi me humor Jozin, ndërsa ky i fundit i tha: Edhe pa trokit hiç.
Kujtojmë se teksa po largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, Joz Marku goditi me shpullë në fytyrë Gjestin. Shkak për këtë, sipas Jozit, u bë veprimi i Gjestit, i cili ia hapi derën me tendencë.