Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    Gjethet e ullirit, vlera të jashtëzakonshme për shëndetin. Ylli Merja tregon se per cfare semundjesh sherbejne…

    0
    By admin on January 9, 2025 Këshilla Shëndeti

    Gjethet e ullirit, vlera të jashtëzakonshme për shëndetin. Si t’i përdorim në kushtet e shtëpisë në trajtimin e disa sëmundjeve

    Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja folëm për vlerat e jashtëzakonshme për shëndetin që kanë gjethet e ullirit.

    Përdorimet e gjetheve të ullirit në mjekësinë popullore datojnë që në kohën e Egjiptit të lashtë. Asokohe, besohej se këto gjethe ishin simbol i një fuqie hyjnore.

    Gjethet e ullirit përmbajnë përbërës bioaktivë të fuqishëm dhe antioksidantë, njësoj si vetë ulliri.

    Oleuropina prezent në gjethet e ullirit vepron si diuretik, hipotensiv, laksativ, kundër hipertensionit arter dhe inflamacionit të hemorroideve.

    Ndërsa sekoiridoidet, një tjetër substancë prezente në gjethet e ullirit, ka veti antidiabetike, antiinflamatore, antikancerogjene, imunosuperiore dhe antiobezitet.

    Sipas specialistit të bimëve mjekësore gjethet e ullirit bëjnë një mrekulli në shëndetin tonë:

    · Stimulojnë prodhimin e qelizave kockore

    · Neutralizojnë veprimin e radikaleve të lira anti-inflamatore

    · Relaksojnë enët e gjakut, parandalojnë mpiksjen e gjakut

    · Kontrollojnë nivelet e sheqerit në gjak. Luftojnë diabetin, çaji ose ekstrakti ul nivelet e sheqerit në gjak

    · Ndihmojnë në sëmundjet kundër të ftohtit, gripit, herpesit, pneumoninë. Rrisin sistemin imunitar duke vrarë një numër mikrobesh që shkaktojnë sëmundje

    · Ulin kolestreolin e keq dhe ulin presionin e lartë të gjakut. Oleuropeina dhe hidroksitirozoli gjendet dhe tek ullinjtë reduktojnë sëmundjet koronare dhe disa lloje të kancerit. Gjethet e ullirit frenojnë procesin angiogjenik që stimulon zhvillimin e qelizave kancerogjene të gjirit, tumoreve të fshikëzës urinare, të trurit, etj

    · Përmirësojnë funksionimin e trurit, luftojnë sëmundjen e alzheimer

    · Ndikojnë në shëndetin oral të gojës, mykut, stomatitit

    · Në dematologji mbrojnë lëkurën nga dëmtimet dhe nga rrezatimi UVB. Ndihmojnë në shërimin e plagëve të lëkurës.

     

    Specialisti i mjekësisë bimore Ylli Merja, rekomandoi përdorimin e disa çajrave me gjethe ulliri të cilat ndihmojnë në trajtimin dhe kurimin e shumë sëmundjeve.

    Çaj për përforcim kockash

    · Në 1.5 litër ujë zieni 2 minuta 30-40 gjethe ulliri të copëtuara, 1 dorë lule tërfili të kuq, 1 dorë këputje. Kullojeni dhe pini 2-3 gota në ditë të ëmbëlsuara me 1 lugë çaji mjaltë.

    Çaj për ulje kolestreoli dhe tensioni

    · Në 1.5 litër ujë zieni 2 minuta 30-40 gjethe ulliri të copëtuara, 1 dorë lule murrizi, 2 lugë fruta pylli. Pasi ftohet kullohet çaji dhe pihen 3 gota në ditë duke e ëmbëlsuar me 1 lugë çaji mjaltë.

    Çaj për ulje diabeti dhe hollim gjaku

    · Në 1.5 litër ujë zieni 2 minuta 30-40 gjethe ulliri të copëtuara, 1 dorë mersinë, 1 fije pelinë të bardhë dhe 2-3 copa kanelle. Kullojeni dhe pini 2-3 gota në ditë pas buke të ëmbëlsuara me mjaltë mareje.

    Çaj për dobësim dhe kapsllëk

    · Në 1.5 litër ujë zieni 2 minuta 30-40 gjethe ulliri, 1 dorë luiza, 1 dorë mështekna, 1 dorë bishtamithi dhe 1 lugë drunakuq. Kullojeni dhe pini 2-3 gota në ditë pas buke.

    Çaj kundër alzheimerit

    · Në 1.5 litër ujë zieni 2 minuta 30-40 gjethe ulliri, 3 fije çaj jugu, 1 dorë bar blete, 1 lugë rozmarinë dhe 1 lugë borzilok. Kullojeni dhe pini 3 gota në ditë të ëmbëlsuara me pak mjaltë.

    Në fund të bisedës Ylli Merja nuk harroi të përmendte dhe personat të cilët nuk këshillohet që të përdorin gjethet e ullirit, si ata që vuajnë nga tensioni i ulët, njerëzit me glicemi të ulët, njerëzit me trombocitopeni ose ata që përdorin hollues gjaku si dhe personat që vuajnë nga gastriti.

     

    SHËNIM : Çdo i sëmurë ka veçoritë e tij, ndaj për raste të sëmundjeve të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sugjeruar një kurim për çdo person.

    Gjethet e Ullirit Ylli Merja
    Previous ArticleMjalti, shëruesi i madh! Si duhet të përdoret pa humbur vlerat ushqyese dhe cilat sëmundje kurohen prej tij?
    Next Article Specialisti i mjekësisë bimore Ylli Merja: Ju tregoj hapat drejt një dobësimi të suksesshëm
    ShowBizi

    ‘Mendova se po më puthte në ball, por ai më…’ Neda Balluku përlot me shkrimin pas ngjarjes tronditese në Fier!

    July 1, 2025

    ‘Shkak’ Egli Tako? Olsi Bylyku ndahet edhe nga e dashura e re, ja cfare flitet

    July 1, 2025

    4 shenja të horoskopit lënë pas fatin e keq! Korriku nis me zhvillime pozitive dhe shumë surpriza, ja ku duhet të përqëndroheni

    July 1, 2025
    TV SHOW

    Aksident i rëndë/ Makina me tre adoleshentë përplaset me shtyllën e betonit, humb jetën pasagjeri 15-vjeçar

    July 2, 2025

    Eduard Kuci konfirmon romancën me ish-banoren e BBV

    July 2, 2025

    Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

    July 2, 2025
    Horoskopi

    “Një mundësi për një projekt grupor mund të shfaqet papritur”, çfarë kanë parashikuar yjet për ditën e sotme

    June 29, 2025

    Kjo është shenja më fatlume e horoskopit për muajin Korrik! Lajmë të mira për ju dhe shumë surpriza në…

    June 28, 2025

    Ja cila është shenja më me fat e horoskopit për muajin korrik

    June 28, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.