Mbrëmja pas finales së shumëpritur të Big Brother VIP Albania, edicioni i katërt,

është shndërruar në një festë emocionesh, përqafimesh dhe buzëqeshjesh,
jo vetëm për publikun që e ka ndjekur për muaj me radhë, por edhe për banorët që tashmë kanë lënë pas muret e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Në mesin e gjithë kësaj vëmendjeje, dy personazhe kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve: Egli dhe Gjesti.
Pas shpalljes së fituesit, atmosfera festive është zhvendosur në një mbrëmje private me miq, familjarë dhe ish-banorë të tjerë të formatit. Pikërisht aty, kamerat dhe telefonat nuk kanë pushuar së regjistruari momentet e afërsisë mes dyshes Egli-Gjesti, të cilët janë parë shumë të afërt, të buzëqeshur dhe të përqafuar gjatë gjithë kohës.
Ata nuk janë përpjekur ta fshehin këtë lidhje të ngushtë, përkundrazi – duket se po e shijojnë vëmendjen dhe afeksionin që marrin nga publiku.
Egli, e cila u përfol shpesh brenda shtëpisë për lidhjen dhe kimikën që kishte me Gjestin, ka ndarë në InstaStory një video që ka nxitur edhe më shumë zërat për një lidhje të mundshme mes tyre.
Në pamjet e publikuara, shfaqet një moment i ngrohtë mes të dyve, teksa ajo ka shtuar mbi videon një mbishkrim të shkurtër por me shumë domethënie: “Sot, dje dhe nesër.”
Këto fjalë enigmatike kanë mjaftuar për të nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat e çiftit të supozuar po shprehin mbështetje të madhe dhe shpresë që marrëdhënia e tyre të shkojë përpara edhe jashtë shtëpisë.