Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme një grua është
gjetur e vdekur në rrugën Ferizaj – Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës,
Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se viktima është identifikuar si shtetase e huaj.
Ai tha se trupi i pajetë është vërejtur rreth orës 20:00 nga një patrullë policore e autostradës në shiritin emergjent të autostradës “Arbër Xhaferi” në kilometrin e 24-të.
Policia dhe prokuroria janë duke punuar në mbledhjen e informacioneve dhe provave për të përcaktuar rrethanat e vdekjes së gruas.
/5pyetjet.al