Një 70-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të Hëne në bregdetin e Rrjollit në Velipojë.
Sipas policisë, i moshuari kishte dalë ditën e djeshme për peshkim me shokët e tij.
Paraprakisht dyshohet se ai ka pësuar arrest kardiak.
“Rreth orës 07:50, në bregdetin e Rrjollit, është gjetur trupi i pajetë dhe pa shenja dhune,
i shtetasit Y. H., 70 vjeç, banues në Tiranë, i cili ditën e djeshme, kishte dalë për peshkim me shokët e tij. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./tvklan.al