G-Bani ka qenë i ftuar për një intervistë në TAR, ku foli për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Albania.
![](https://keshillat.com/wp-content/uploads/2025/02/BC7DD4B4-11D9-4C6E-AA39-49A20B7936A2.jpg)
Mes të tjerash ai foli edhe për shpullën në fytyrë ndaj Gjestit, pasi ky u fundit e provokoi duke e prekur në hundë.
Për këtë veprim, Bani është shprehuar se nuk ndjehet aspak i penduar. Të vetmin pendim që ai ndjen, momentalisht, është se “ka prerë në besë produksionin”.
“Ndjenjë pendese po, por jo jam penduar se ja bëra atë gjë atij (Gjestit).
Jam penduar se preva në besë produksionin, të cilët më besuan që të isha në atë format” tha Bani.
Më tej ai foli edhe për aludimet në rrjet se “i ka gjërat mirë me produksionin”.
Bani i ka mohuar këto aludime duke shtuar: “Top-i nuk mban kurrë asnjë me hatër. Nuk ka mbajt me hatër politikanë e të fortë, e nuk ka pse të mbajë G Banin”