ftuar në “Wake Up” mëngjesin e sotëm ka qenë Elton Tozaj, ish-banor i “Big Brother 2”,
i cili ka komentuar dinamikat e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Mbrëmjen e djeshme pati shumë ndodhi, ku G-Bani dhe Gjesti përfunduan të dy në tualet duke thyer kështu rregullat.
Si e komenton këtë?
G-Bani ishte vetë ideatori dhe ra brenda, përfundoi në banjo.
Mendoj se do të ketë nominim kokë më kokë, ajo është bibla e “Big Brother”.
Nëse do të ketë, G-Bani na lë shëndenë. Gjesti më duket si varrmihësi, hap varrin me lopatë dhe të bien të gjithë brenda.
Nxori Gertën, nxori Jozin, tani të shohim me G-Banin. Po eliminon këta dhe po i shpëton televotimit herë pas here.
Valbona e priti shumë keq largimin e tij…
Valbona më kujtoi po prapë Valbonën tek dyert e policisë kur qante për Salianjin. Dëgjoj Jozin jashtë që thotë që nuk i njoh vëllezërit e Valbonës
dhe Valbonën që thotë e dua shumë sepse është shok i ngushtë i vëllezërve të mi.
Valbona tentoi të ecte në treshe, është e vetmja lojë që ka tentuar të bëjë që kur hyri në shtëpi. Nëse G-Bani dhe Gjesti nuk do të kishin hyrë në banjo,
Valbona për mua do të kishte dalë të martën.
Si e komenton raportin mes Eglit dhe Gjestit?
Egli nuk po luan, është e dashuruar kokë e këmbë. Është shumë posesive, ia merr frymën. Duhet t’i shtojë dozën dinjitetit të saj femëror, se nuk mund t’i shkosh një mashkulli ashtu. Gjesti po luan, është fenomen i këtij viti, është një njeri që provokon, nuk fle, i lë të tjerët pa gjumë./TAR