Personazhi i njohur i TikTok, Altin Çoku ka dalë sot para gjykatës, ku pritet të njihet me masën e sigurisë.
Ai akuzohet se ka shkaktuar vetëvrasjen e të resë Sibela Abedini, duke i publikuar asaj një foto intime.
Ai është shfaqur duke qeshur pas kafazit të xhamit, teksa mbahej i shoqëruar nga dy policë.
Çoku shihet duke folur, teksa u përgjigjet gazetarëve që drejtojnë pyetje ndaj tij.
“Foton e nxori shtetasi Haxhia. Mesazhet janë në telefonin e vajzës, të së ndjerës. Shpreh keqardhje për familjen e të ndjerës”, tha ai për gazetarët.
Nis seanca në Kuvend, deputetët e opozitës protestë me zhurmues! Garda “gardh” tek foltorja
27-vjeçarja Abedini dyshohet se u vetëvra pas publikimit të një fotoje intime në rrjetet sociale nga personazhi i TikTok-ut.
E reja ishte e martuar në Kosovë dhe ishte nënë e një vajzë. Për shkak të problemeve me bashkëshortin, ajo ishte ktheyr te prindërit
27-vjeçarja ishte nënë e një vajzë 2-vjeçare dhe familjarët kanë ngritur dyshimin se ajo nuk është vetëhedhur nga lartësia, por e kanë shtyrë.