Këngëtari i njohur shqiptar, Tiri Gjoci, ka bërë së fundmi një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram.

Fansat kanë patur mundësinë që t’i bëjnë pyetje të ndryshme dhe në mënyrë anonime.
E sigurisht që nuk mund të mungonin as pyetjet në lidhje me rrugëtimin e tij në Big Brother VIP 4 dhe raportin me ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Një ndjekës e ka pyetur këngëtarin nëse ka kontakt me Gjestin, fituesin e këtij edicioni.
“A ke kontakt me Gjestin? Ai të ka vlerësuar gjithmonë për artin që ti bën në Big, ju të dy na keni kënaqur mbrëmjeve kur këndonit”, ishte pyetja që iu parashtrua.
Ndërkohë ish-banori iu përgjigj: “Jemi kënaqur dhe ne bashkë me ju. Për momentin secili po merret me planet individuale”.
Gjesti nga ana tjetër ka vazhduar me koncerte nëpër vende të ndryshme në Evropë.