Fjoralba Ponari nga Ferma Vip thumbon Big Brother Vip
“Big Brother VIP” këtë vit është komentuar shumë për sherret dhe skandalet mes banorëve, por këto dy fjalë deri tani nuk njihen aspak nga banorët e “Ferma VIP”.
Përkundrazi fermerët kanë treguar qytetari dhe mirëkuptim me njëri-tjetrin.
Megjithatë opinionistja Sonila Meço u ka thënë mbrëmjen e djeshme në Prime se ata duhet të jenë më konkurrues ndaj njëri-tjetrit pasi nuk po sheh garë.
Menjëherë ka ndërhyrë Albano Bogdo, i cili tha se po e bëjnë garën me qytetari e jo me skandale.
“Ndryshe nga pritshmëritë tuaja ne po e bëjmë garën me super qytetari dhe jemi shumë të sjellshëm.
Na jepni dhe sfidat më të vështira, ne prapë do e bëjmë me qytetari. Nuk do lëmë nam duke sharë e të pështyhemi”, tha Albano.
Por edhe një thumb i gjatë nga Fjoralba Ponari nuk mungoi.
Dikur pjesë e Top Channel, ama tashmë Fjoralba iu drejtua fermerëve se me sjelljen e tyre kanë rivendosur standartin e të bërit reality show në Shqipëri.