Venera hyn në Dem më 6 qershor dhe mbështet energjinë tokësore të Virgjëreshës gjatë gjithë javës.

Planeti i lumturisë, pasurisë dhe romancës, ndihmon për të marrë një kthesë pozitive në jetën tuaj personale dhe profesionale.
Venera lulëzon veçanërisht në shenjën e Demit, kështu që është e rëndësishme të përqendroheni në ndjekjen e asaj që doni dhe atyre që doni.
Më 8 qershor, Merkuri do të kalojë në shenjën e Gaforres dhe meqenëse Mekuri simbolizon komunikimin, do të thotë se kjo është koha për oferta dhe negociata.
Bricjapi
Lirohuni nga planet e mëhershme që keni bërë. Si shenjë tokësore, keni prirje të mbështeteni te planet,
sepse ato ju japin ndjenjën e sigurisë dhe ngushëllimit.
Megjithatë, fakti që keni krijuar një plan nuk do të thotë gjithmonë se ai është rruga e duhur që duhet ndjekur.
Gjatë javës së ardhshme, përpiquni t’i jepni vetes kohë për meditim apo reflektim.
Lejojeni veten të zhvilloni një mendje të hapur, në mënyrë që të mund të përfitoni nga mundësitë e reja që sjell Hëna në Virgjëreshë në fushën tuaj të fatit. Qëndroni të hapur ndaj përvojave të reja!
Virgjëresha
Më 6 qershor, fatit i hapen dyert, sepse Venera hyn në shenjën e Demit, sunduesin e fushës suaj të bollëkut, zgjerimit dhe fillimeve të reja. Në këtë periudhë, do të ndiheni të udhëhequr për të krijuar një jetë që e doni me gjithë zemër. Energjia e Demit simbolizon gjithashtu udhëtimet, zhvendosjet apo mësimin në distancë, ndaj është e rëndësishme t’i lejoni vetes të dilni nga zona e rehatisë. Mos mendoni se duhet të hiqni dorë nga ajo që njihni, përkundrazi, e reja është thjesht një zgjerim i asaj që jeni tashmë. Eksperiencat dhe vendet e reja do t’ju sjellin dashurinë dhe sigurinë që gjithmonë keni kërkuar. Deri më 9 qershor, dëshirat tuaja kanë potencialin të realizohen. Venera në Dem sjell një periudhë të bukur dhe të bollshme. Qoftë për një udhëtim, një fillim studimesh apo pushime të merituara kjo është koha juaj për t’u dashuruar me jetën!
Akrepi
E ndjeni thellë një nevojë për ndryshim në jetë, por frika shpesh ju ndalon të besoni në vetvete. Kaloni pak kohë me veten, shkruani në ditar dhe përdorni afirmime pozitive për pranimin e ndryshimeve, që të mund t’i përqafoni me guxim rastet që do t’ju shfaqen. Më 8 qershor, Merkuri kalon në shenjën e Gaforres, duke sjellë një ofertë të drejtpërdrejtë që lidhet me udhëtime, bollëk, dashuri dhe qëllimin tuaj hyjnor në jetë. Me energjinë emocionale të Gaforres, mund të jetë e vështirë të thuash “po”, apo të besosh se kjo është me të vërtetë një mundësi hyjnore.