Familjarët e Meriton Mjekiqit dhe Ilnisa Agollit janë kundër lidhjes së tyre në “BBV”, të paktën këtë po tregojnë me veprimet e tyre.
Në Instagram-in e Meritonit shihet se asnjë foto e tij krah Ilnisës nuk është publikuar, madje as nga dasma.
Ata as nuk e ndjekin llogarinë e Ilnisës.
E njëjta gjë është duke ndodhur edhe në Instagram-in e Ilnisës, ku mungojnë fotot me Meritonin dhe emri i tij në listën e ndjekësve.
Që familja e Meritonit është kundër u kuptua ditën kur vëllai i Meritonit pas një surprize në “Big Brother VIP”, refuzoi të takonte Ilnisën, duke shtuar se raportin e tyre e sheh në kuadër të lojës dhe asgjë më shumë.