Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa,


ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale pas një videoje të fundit ku reagon ndaj akuzave për kultivim të kanabisit në Australi.
Ai ka zgjedhur të flasë hapur – por përtej fjalëve, ishte pamja e tij ajo që shqetësoi ndjekësit.
Në videomesazhin e publikuar në rrjete sociale,
Pupa shfaqet i ndryshuar, me fytyrë më të lodhur dhe të vrenjtur, ndryshe nga energjia pozitive që e ka karakterizuar më parë.
Kjo ka bërë që ndjekësit të ngrenë dyshime dhe të komentojnë me shqetësim:
“Çfarë të ka ndodhur o Vis?” dhe “E paskan rrahur në paraburgim me duket”
Në videon e tij, Elvis Pupa ndalet te mënyra se si është rritur brezi i tij – nën presionin e përhershëm për të qenë “perfekt”.
Ai tregon se për shumë vite ka jetuar me idenë që nuk lejohej të gabonte, se çdo hap duhej të ishte i përsosur, dhe se perfeksionizmi ishte standardi që i imponohej nga prindërit dhe shoqëria.
“Prindërit tanë ishin perfeksionistë… Perfeksionizmi nuk është virtyt. Është një helm emocional, po me emër trendi,” – shprehet aktori me një ton reflektues dhe emocional.
Ai shton se nuk e ndan këtë mesazh për të marrë miratim, por për të treguar që jeta e tij personale është e tij, dhe nuk u detyrohet asgjë të tjerëve.
“Nuk më intereson mendimi juaj, sepse jeta ime personale është personale. Nuk më keni borxh asgjë e as unë ju. Aspak!”, – deklaron prerë ai.
Kujtojmë se Pupa është vënë në qendër të mediave pas raportimeve nga Australia ku ai përmendet si i përfshirë në një çështje ligjore që lidhet me kultivimin e kanabisit.
View this post on Instagram
Ndërsa çështja e tij me drejtësinë mbetet e paqartë, ajo që është e qartë për publikun është se Elvis Pupa po kalon një periudhë të vështirë, e reflektuar si në fjalët e tij, ashtu edhe në pamjen që ofroi në videon e fundit.
Dhe kjo ka bërë që shumë ndjekës të ndjehen të shqetësuar, e të kërkojnë më shumë transparencë për gjendjen e tij të vërtetë.