Mbrëmja e mërkurë në “Big Brother VIP Albania 4” ka qenë e mbushur me tensione, teksa Egli Tako ka pasur debate të ashpra me disa prej banorëve të shtëpisë, përfshirë Gertën dhe Valbonën.
![](https://keshillat.com/wp-content/uploads/2025/02/97E902A1-9BA1-4903-A635-4B18A7031533.jpg)
Në mes të një debati me këtë të fundit, ajo mori një vërejtje nga produksioni “Egli kujdes mikrofonin”, gjë që e nxiti të reagojë edhe më fuqishëm.
Në mes të gjaknxehtësisë, Egli ka zbuluar një detaj të pazakontë, duke pretenduar se produksioni u ka kërkuar banorëve të firmosin një kontratë ku ndalohet përmendja e emrit të Xhenetës, ish-të dashurës së Gjestit.
Ky fakt ishte i panjohur për publikun deri më tani dhe ka ngjallur kureshtje dhe reagime të shumta.
“Kujdes ti thoni kësaj kur i përmendi emrin, mos më thoni kujdes mua. Ka thyer rregull tjetër, ka përmendur prapë emrin e ish-partneres së Gjestit, kur firmosëm që të mos përmendej më. 20 mijë euro e ka gjobën”, – ka deklaruar Egli gjatë debatit.
Deklarata e saj ka hapur debat të gjerë në rrjetet sociale, me ndjekësit që po diskutojnë nëse një marrëveshje e tillë është e drejtë apo nëse është bërë për të kontrolluar narrativën brenda shtëpisë. Po ashtu, lind pyetja nëse banorët janë të detyruar të censurojnë bisedat e tyre, pavarësisht dinamikave natyrale të lojës.
Ende nuk ka një reagim zyrtar nga produksioni, por kjo situatë pritet të sjellë edhe më shumë tensione dhe diskutime në ditët në vijim. /Telegrafi/