Eftuar në “Live From Tirana” ka qenë avokatja Nexhi Beqiri.

Ajo ka folur më shumë mbi situatat më të shpeshta ligjore në Shqipëri, por jo vetëm.
Avokatja është pyetur edhe lidhur me reality show-n, “Big Brother VIP”.
Një çift i gjeneratës Z si Egli dhe Gjesti, a do të funksiononin në martesë?
Që ditën që ata janë shfaqur, e kam parë që është një çift që nuk funksionon. Nuk është arsyeja vetëm ajo që thuhet në publik; që Gjesti nuk e do. Por duhet të mendojmë që Gjesti vjen nga ajo pjesë e fshatrave të Pejës që e kanë shumë të rëndësishme që vajza që do futet në shtëpi, të jetë pak tradicionale. Ai nuk e ndien veten asnjëherë vetëm. Ai e ndien veten me motrën dhe vëllain dhe dy prindërit, kështu që nuk mendon vetëm për veten. Kur ai deklaronte me të madhe që nëse do fitonte, gjithçka e ka për familjen, ai e mendon një familje të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin dhe mundësisht nusja që do t’i vijë në shtëpi atij, do të jetë pak a shumë si motra apo mamaja e vet. Unë e mendoj kështu.