Pasi çiftet u dërguan në fermë, gjatë ‘Prime-t’, Egla shfaqi dëshirën të ishte dhe ajo pjesë e fermës.
Produksioni ja bëri të mundur këtë gjë, por fatkeqsisht
ajo nuk mundi ti rezistonte qëndrimit më gjatë brenda atij ambienti.
Ajo është larguar prej fermës, duke prishur sfidën
dhe për këtë arsye çmimi i madh është ulur në 80 mijë euro.
Pas veprimit të saj pothuajse e gjithë shtëpia u kthye kundër, duke u krijuar debate të ashpra mes njeri-tjetrit.
Ndërsa për çiftet që qëndruan përgjatë gjithë natës nën kujdesin e kafshëve, ‘Vëllai i Madh’, u dha të drejtën për të kërkuar ushqime prej jashtë dhe të kalojnë një darkë të bukur së bashku.