Close Menu
Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • ShowBizi
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e FundiLajme Big Brother Vip, Ferma Vip – Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundi

    E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë profesori i njohur (Emri+Foto)

    0
    By admin on May 30, 2025 TvShow

    Mjeku, studiuesi dhe shpikësi i pilulës së abortit,

     

    vdiq të premten në moshën 98-vjeçare, njoftoi bashkëshortja e tij Simone Arari Beaulieu për Agence France-Presse.

    I lindur më 12 dhjetor 1926 në Strasburg si Étienne Blum, ai mori emrin Beaulieu kur iu bashkua Rezistencës franceze në moshën 15-vjeçare. U diplomua si mjek në vitin 1955 dhe si doktor i shkencave në 1963, ndërsa karrierën e tij ia kushtoi endokrinologjisë dhe kërkimeve mbi hormonet steroide.

    Në vitin 1963, themeloi Njësinë Kërkimore 33 në INSERM, të cilën e drejtoi deri në vitin 1997. Kjo njësi u bë qendra e zhvillimit të RU 486 – pilula e abortit – në vitin 1982, një zbulim që revolucionarizoi të drejtën e grave për ndërprerjen vullnetare të shtatzënisë.

    Pavarësisht kritikave të ashpra dhe kërcënimeve që mori, Beaulieu mbrojti pa kompromis shkencën dhe të drejtën e grave për të zgjedhur. “Hulumtimi i tij u nxit nga përkushtimi ndaj progresit, lirisë së grave dhe dëshira për një jetë më të gjatë e më të mirë për të gjithë,” tha bashkëshortja e tij.

    Ministrja franceze për barazi gjinore, Aurore Bergé, u shpreh: “Ai u udhëhoq gjatë gjithë jetës nga një imperativ: dinjiteti njerëzor.”

    Dy vite më parë, Beaulieu kritikoi ashpër ndalimin e pilulës së abortit në një shtet amerikan, duke e quajtur atë një “regres të lirisë së grave”, të nxitur nga “fanatizëm dhe injorancë”.

    Kërkimi i tij nuk u ndal me RU 486. Ai studioi DHEA-n, një hormon me efekt potencial kundër plakjes, si dhe neurosteroidet që ndikojnë në sistemin nervor. Në vitin 2008, themeloi Institutin Baulieu, për t’iu përkushtuar studimit të sëmundjeve neurodegjenerative, përfshirë sëmundjen e Alzheimerit.

    Në zyrën e tij në Spitalin Universitar Kremlin-Bicêtre, ku punonte deri tre herë në javë edhe në moshë të thyer, Beaulieu ruante fotografi, diploma, dokumente kërkimore dhe skulptura nga artistja dhe mikja e tij Niki de Saint-Phalle. Deri në fund, ai dëshironte të ishte “i dobishëm”.

    “Është mirë të zbulosh diçka kur je në këtë profesion,” kishte thënë për AFP-në. “Pasionet e mia? Gratë, truri dhe jetëgjatësia.”

    Beaulieu u nderua me shumë çmime, përfshirë Kryqin e Madh të Legjionit të Nderit në Francë dhe Çmimin Lasker në SHBA – një ndër nderimet më të larta shkencore amerikane.

    Ai la pas bashkëshorten e tij Simone, tre fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe nëntë stërnipër e stërmbesa.

    Previous ArticleElon Musk shfaqet me syrin e nxirë në Zyrën Ovale: Më goditi …
    Next Article Krizë në marrëdhënie mes Elgit Dodës dhe Klea Hutës?
    ShowBizi

    Livia i zbulon sekretin e radhës Mevlanit, e publikon në ‘instagram’

    May 31, 2025

    Fillime të reja dhe mundësi të mëdha për këto shenja të Horoskopit!

    May 31, 2025

    ‘Kush tha që …’ Gjesti konfirmon se vazhdon romancën me Egli Takon?

    May 31, 2025
    TV SHOW

    Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që do të kenë rritje financiare së shpejti: Mundësi të reja…

    May 31, 2025

    Në një ceremoni përrallore, këngëtarja shqiptare shume e dashur nga publiku i jep fund beqarisë… (VIDEO)

    May 31, 2025

    Vajzat futen me makinë kundravajtje në autostradën e Laçit (Video)

    May 31, 2025
    Horoskopi

    Fillime të reja dhe mundësi të mëdha për këto shenja të Horoskopit!

    May 31, 2025

    Një sezon veror i PAHARRUESHËM për këto shenja të zodiakut!

    May 31, 2025

    Ata që janë në një lidhje duhet të bëjnë kujdes sepse… Parashikimi i horoskopit per diten e sotme…

    May 30, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Aguliçja, lulja që SHËRON pa ilaçe! Ja si ta përdorësh / Ylli Merja tregon se eshte Ideale në luftimin e…

    May 21, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Ylli Merja tregon se cfare e shkakton dhe ju tregon trajtmin me..

    May 21, 2025

    Propolisi, thesari i çmuar i natyrës që kuron qindra sëmundje, Ylli Merja: Numër një për forcimin e…

    May 21, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.