Një ngjarje e rëndë është shënuar
këtë të mërkurë në Greqi,
ku një 56-vjeçare me origjinë shqiptare është gjetur pa shenja jete.
Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në Chania, në ishullin e Kretës. Trupi i viktimës është gjetur nga vëllai i saj, ndërsa shkaqet e vdekjes mbeten ende të paqarta.
Paraprakisht dyshohet se gruaja është vetëvarur, por autoritetet greke nuk kanë konfirmuar ende versionin përfundimtar. Viktima ishte nënë e tre fëmijëve.