Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Gigliola Haveriku do të bëhet nënë për herë të parë. Këtë e ka bërë me dije vetë këngëtarja në një intervistë për Revistën Class.
“Mezi pres! Jam e paduruar për të takuar bebushen që rritet brenda meje, përpos faktit që mendoj se këtë term e ka shpikur një burrë (qesh) nuk është dhe aq pritje e ëmbël!
Kjo sepse 3 muajt e parë isha divan-tualet, me pas filloi dhimbja e mesit dhe këmbëve, organet që i ndjeja të shtyhen e të ndryshojnë pozicion një e nga një, pesha ..hmm mezi po pres ta kem në duar, mendoj atëherë do e quaj te ëmbël dhe të them sa ja vlejti.
Nuk e di çfarë ndodh me psikozën e një vajze/gruaje gjatë shtatzënisë, por di të them që për mua ishte rilindje e vërtetë.
M’u duk sikur njoha një tjetër Gigliola gjatë këtyre muajve, ndryshe, më të përgjegjshme, më të kujdesshme, me ‘paqe e dashuri në botë’ dhe shumë e gatshme për t’i trasmetuar këto ndjesi edhe të tjerëve.
Padyshim bashkë me to rritet frika dhe ndjesitë e fajit, ose edhe mërzia nga ndryshimi i trupit dhe pamjes fizike. Një rizbulim përjetimesh e frikshme!”, u shpreh Gigliola për pritjen e ëmbël.
E pyetur për partnerin, ajo tha: “E kam mbajtur dhe do ta mbaj me sa të mundem për vete dhe larg rrjeteve sociale.
Është një njeri që më do, respekton, kujdeset për mirëqënien time dhe të jetes sonë në çift, është krah i djathtë dhe përkrahës i imi, mbështetje shumë e madhe në karrierën time dhe me siguri një babi i ardhshëm shumë i mirë, nuk do ja kisha dalë pa të!
Ndihem me fat dhe e bekuar.”