Mbrëmjen e djeshme, Loredana përjetoi një zhgënjim të fortë nga Jozi,
![](https://keshillat.com/wp-content/uploads/2025/02/image-25-22.jpg)
pas një zbulimi të papritur gjatë spektaklit të madh të Big Brother VIP 4.
Ajo kishte thyer më herët kutinë e emergjencës, duke kërkuar informacion nga jashtë për marrëdhënien e Jozit me Valbonën.
Gjatë spektaklit, Loredana u përball me disa intervista që Jozi kishte dhënë pas daljes nga shtëpia. Ajo u trondit kur vuri re se në asnjë prej tyre ai nuk mbante unazën e martesës së tyre. Ky detaj e bëri të dyshonte mbi ndjenjat e tij dhe e shtyu të reagojë me zhgënjim.
“Do të doja që në këto ditë, Jozi të më jepte provën që ishte me mua. Fillova të dyshoja që te sjellja e tij. Bravo i qoftë, nuk kam fjalë! Që kur tha atë fjalën e Danjës, ishte momenti që ta tregonte çfarë ndjente vërtet. Faleminderit, Jozi! Gjithë kohës unë isha me bukë, e ti me gurë…,” u shpreh ajo, ndërsa në një moment shtoi me ironi: “Jozi, faleminderit vëlla!”
Pas kësaj përballjeje emocionale, Jozi nuk ka qëndruar në heshtje. Ai ka reaguar me një postim në Instastory, duke ndarë një foto të Loredanës, shoqëruar me një mesazh publik për të:
“Zoti e di që dashuria ime për ty është e vërtetë dhe e pastër. Të lutem, qëndro siç je dhe mos u bëj pre e atyre që duan të na ndajnë apo të krijojnë situata të këqija. Lori zemër,” ka shkruar ai.
Ky mesazh ka ngritur dyshime se Jozi po aludon për një ndikim nga produksioni, duke nënkuptuar se po përpiqen t’i ndajnë.