Ish-banori i shtëpisë së “Big Brother VIP”, Endrik Beba, ka komentuar ndarjen e tij me Sara Gjordenin rreth 9 vite më parë, dhe deklaratat e modeles se ai e ka tradhtuar.
Pas hyrjes së tij në BBV, Sara është shprehur se ndarja e tyre erdhi pasi Endriku e kishte tradhtuar, dhe se kishte qenë vet ajo që e kishte parë, duke thënë “nuk e dija që ai mbante kontakte me ish-in e tij.
I kam gjetur në një situatë të pakëndshme”.
Lidhur me këtë deklaratë të Sarës, Endriku shprehet se kanë kaluar 10 vite nga ndarja e tyre dhe mund të harrohet se si ka ndodhur e vërteta dhe sipas tij, ai mban mend gjëra të tjera, ndërsa Sara gjëra të tjera.
“E vërteta është që nga një ndarje gjithmonë dikush del i lënduar. Unë mbaj mend të tjera gjëra dhe ajo të tjera gjëra dhe besoj që diçka që është mbyllur para 10 vitesh, ndonjëherë dhe harrohet se si ka ndodhur e vërteta. Unë shpjegimin tim ia kam dhënë asaj dhe ajo e ka kuptuar, ka qenë momenti tek filxhanët dhe jam e sigurt që e ka kuptuar vetëm ajo dhe kaq”, tha ai në “Shqipëria Live”.
“Unë dhe Endriku kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë. Ai ka ardhur te nëna ime në Greqi. Gjërat kanë qenë familjare. Unë kam shkuar në shtëpinë e tij, si nusja e tij.
Respekti ka qenë maksimal. Ai më ka dedikuar dhe një këngë. Ka qenë zhgënjimi im i parë kur unë kam qenë 19-vjeç sepse ka qenë një ndihmesë e madhe për mua kur isha në Tiranë, por nuk e dija që mbante kontakte me ish-in e tij.
I kam gjetur në një situatë të pakëndshme. Dhe shumë e shumë situata të tjera të pakëndshme gjatë kohës kur Endriku vazhdonte të ishte i pavendosur midis meje dhe saj. Mua kjo gjë më ka afektuar shumë. Kam qenë 12 ditë në krevat me temperaturë 40 gradë. Nuk e kemi përjetuar mirë, as unë as familja ime.
Endriku eventualisht e bëri zgjedhjen e tij. Mund të ketë akuzuar për mua, por pa fakte. Nuk e fajësoj, sepse ka qenë goxha i papjekur. E kam kaluar atë situatë.”