Gjatë mbrëmjes së djeshme, gazetari Elvis Myrta, i njohur si
Lisi ka rrëfyer në emisionin “Glamour Zone” në “Ora News” eksperiencën e tij brenda shtëpisë së famshme në Shqipëri “Big Brother VIP 3”.
Ai është shprehur se Egla është me 147 personalitete dhe situata i ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa zbuloi dhe dy banorët që kanë kryer marrëdhënie brenda shtëpisë.
Por në një moment ai rrëfeu edhe një pjesë të së kaluarës së tij, ku me humor u shpreh se të dashurat e kanë rrahur.
PJESË NGA BISEDA
Ester Bylyku: Femrat, kur nervozohen ndonjëherë ndodh edhe që të të qëllojnë me shuplakë, lehtë. A të ka ndodhur ty?
Elvis Myrta: Më ka ndodhur po, ish-të dashurat e mia kanë qenë si burra. Nuk më kanë qëlluar me shuplakë, por më kanë rrahur, “fut e bjer” (qesh).
Në vazhdim të intervistës Lisi ka pranuar një sfidë të moderatores dhe ka telefonuar një tjetër ish-konkurrente, Ledjonën, të cilës i ka shprehur ndjenjat, dhe i ka propozuar të kalojnë jetën bashkë.